14:29 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtarizohet nga Kuvendi: Nesër votohet Qeveria e Hotit

Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet nesër në orën 11:00 në një seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme diskutoi edhe njëherë për mbajtjen e seancës së rregullt më 4 qershor, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe propozimi i deputetes Eliza Hoxha, mbështetur edhe nga 21 deputetë të tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës.