75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 16 Gusht 2024 / G T

Zyrtarizohet rikthimi i Shaqirit në Evropë, bashkohet me ish-skuadrën

Dy ditë pas largimit nga Chicago Fire, Xherdan Shaqiri është bërë me skuadër të re.

Futbollisti kosovar është rikthyer te klubi ku filloi shkëlqimin e tij, FC Basel, shkruan IndeksOnline.

32-vjeçari ishte larguar nga Beseli në vitin 2012, ku u bashkua me Bayern Munchen.

Shaqiri ka veshur edhe fanellat e Interit, Liverpulit, Stoke City dhe Lion.

Ai është futbollisti i parë kosovar që e ka fituar Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/