75 Mall Live Search
18:51 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Zyrtarizohet se në cilat shtete do të mbahet Kupa e Botës për vitin 2030 dhe 2034

FIFA sot ka zyrtarizuar shtetet mikëpritëse për dy Kampionatet Botërore të vitit 2030 dhe 2034.

Maroku, Portugalia dhe Spanja do të jenë nikoqire të Kampionatit Botëror në vitin 2030, shkruan IndeksOnline.

E veçanta është se edhe Argjentina Uruguai dhe Paraguaji do të jënë pritëse të një ndeshje.

Tre ndeshjet hapëse të turneut 2030 do të zhvillohen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj, ndërsa FIFA planifikon të festojë 100 vjetorin e Kupës së parë të Botës. Pjesa tjetër e turneut do të organizohet më pas mes Marokut, Portugalisë dhe Spanjës.

Po ashtu është vendosur që Kupa e Botës 2034 të organizohet në Arabinë Saudite, pasi ishte kandidatura e vetme./IndeksOnline/