Zyrtarizohet ‘Sheratoni’, djali i Shefqet Kastratit: Tani na përket neve!
Leonard Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, ka zyrtarizuar blerjen e godinës ku deri në fund të vitit të kaluar ndodhej hotel ‘Sheraton’.
Nëpërmjet publikimit të një fotoje me ish-pronarët, Kastrati njofton se tashmë ky hotel i përket kompanisë së familjes së tij.
“Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ i përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni”, shkruan Leonard Kastrati në rrjetet sociale.
Kompania e naftës nuk ka sqaruar nëse godina do të vijojë të përdoret për hotel, apo do të ketë funksione të tjera.
Në dhjetor të vitit të kaluar, ‘Sheraton’ u largua nga Tirana, duke e lënë kryqytetin shqiptar pa asnjë markë prestigjoze të hotelerisë. Shoqata të turizmit dhe opozita akuzuan politikat e kryeministrit Edi Rama për largimin nga Shqipëria të kësaj mark