75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / L A

Zyrtarizohet shitja e Luis Diaz te Bayern Munichu, për 75 milionë euro

Anësori kolumbian, Luis Diaz, ka bërë lëvizjen e tij të shumëpritur.

Kolumbiani, do të vazhdojë karrierën në Bundesliga te kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Ai shihet si përforcim në krahun e majtë të sulmit, pas largimit të Leroy Sanes drejt Galatasarayt.

“Bavarezët”, paguan rreth 75 milionë euro për shërbimet e kolumbianit.

Ai ka nënshkruar kontratën katërvjeçare me Bayernin dhe do të mbajë numrin 14 në fanellë./IndeksOnline/