Zyrtarizohet skuadra e re e Di Marias
 
				Angel Di Maria ka vendosur që të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfika.
Ylli argjentinas ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me gjigantin portugez.
35 vjeçari ishte yll i Benfikës nga 2007 deri në 2010, para se të kalonte te Real Madridi.
Prezantimi i tij është planifikuar të bëhet gjatë vikendit./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                