75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / L K

Zyrtarizohet skuadra e re e Luis Suarez, shkon te “mini-Barcelona”

Luis Suarez është bërë me skuadër të re. Pasi u nda me Gremion në Brazil, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshje me Inter Miamin.

Te skuadra amerikane do të krijet një mini-Barcelonë, atje ku janë Lionel Messi, Jordi Alba e Sergio Busquets.

Suarez do të nënshkruaj kontratë 1 vjeçare me Inter Miamin që është në pronësi të David Beckham.

Lojtari ka arritur në Amerikë ku do të kryej testet mjekësore, para se të zyrtarizohet te skuadra e re./Indeksonline/