75 Mall Live Search
21:47 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtarja e lartë e Pentagonit nesër viziton Kosovën

Një zyrtare e lartë e Pentagonit do ta vizitojë nesër Kosovën.

Zëvendës- ndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Laura Cooper, do të pritet nesër në takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu ka bërë të ditur një zyra për Informim e Presidentit, ku ka njoftuar për agjendën e presidentit Thaçi për ditën e nesërme.

Takimi mes Thaçit e Cooperit do të zhvillohet nga ora 15, në Presidencë, në Prishtinë.