75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Zyrtarja e PDK-së, Fitore Pacollit: E pafalshme deklarata jote, s’ofendohen nënat e dëshmorëve

Anëtarja e kryesisë së PDK-së dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj e ka quajtur të ulët deklaratën e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, ndaj nënës së Ramush Haradinajt.

Sipas saj, nënat e dëshmorëve janë vetë sakrifica e gjalle dhe kuptimi i sublimimit për komb e shtet.

“E pafalshme, e pandershme dhe e pa njerëzore është qe sot ne Liri dikush si Fitore Pacolli duke gezuar keto ditë fal sakrificës dhe veprës heroike të dëshmorëve bënë krahasime e gjykime se ku mund të sherohet nje nane emblematike e Kosovës. Nënat e dëshmorëve janë vetë sakrifica e gjalle dhe kuptimi i sublimimit për komb e shtet.LAVDI përjetsisht Heroit Shkëlzen Haradinaj. LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/