75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / A. M.

Zyrtarja policore ofendohet në baza nacionale derisa po shqiptonte gjobë

Një zyrtare policore është ofenduar në baza nacionale derisa po shqiptonte gjobë të dyshuarit mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Bardhosh të Prishtinës dhe në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit është liruar.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë  25.04.2025 – 09:08. Ankuesja femër kosovare (zyrtare policore), ka raportuar se derisa i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtësit- të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti e ka ofenduar ankuesen në baza nacionale. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.