75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Dallku vazhdon kontratën me Dukagjinin

Trajneri kosovar, Armend Dallku ka vazhduar kontratën me klubin KF Dukagjini (Klinë).

Ish-futbollisti i Prishtinës arriti që në sezonin e parë ta ngritë Dukagjinin në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline

Fal këtij suksesi, në Dukagjin kanë vendosur që të vazhdojnë kontratën me trajnerin Dallku dhe të gjithë shtabin teknik.

“Sot është arritur marrëveshja ne mes të klubit tonë dhe shtabit teknik që te vazhdojnë punën edhe për një vit. Drejtori sportive sot edhe zyrtarisht është dakorduar që ne bankën tonë te vazhdojnë punën e tyre, z.Armend Dallku (kryetrajner) se bashku me ndihmësit e tij, z.Artan Luzi dhe z.Agon Ramadani i cili njëkohësisht është edhe trajner i grupmoshave me saktësisht juniorat.”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

Kujtojmë që Dukagjini u inkuadrua në Superligë fal fitores kundër Trepçës ’89 në playoff.

Po ashtu gjatë sezonit të kaluar, Dukagjini ishte edhe finalist i Kupës së Kosovës, por ata u mposhten në finale nga KF Llapi./IndeksOnline/