19:23 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

​Presidenti Thaçi ia ndan Medaljen Presidenciale ambasadorit gjerman në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka ndarë Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen.

“Pata kënaqësinë që t’ia ndaj mikut tim dhe të Kosovës, përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Indeksonline/