21:50 / E Enjte, 25 Prill 2024 / FR

Mosplotësimi i Raportit Evropian shkakton bllokimin e komuniacionit gjatë aksidenteve me dëme të lehta materiale

Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, bëhet fjalë për një aksident i lehtë, ku janë të përfshirë dy vetura.

Ndonëse aksidenti ishte i lehtë dhe me dëme të lehta materiale, pala fajtore detyrohet ta përmbush Raportin Evropian.

Gjë që shkaktoi kolona të gjata në këtë pjesë të qytetit.

Sipas Raportit Evropian, të nenit 211 për ‘aksidente me dëme të vogla materiale’, shoferët të cilët kanë pësuar një aksident si ‘prekje të lehta’ në rastet kur pajtohen për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti, para se t’i largojnë mjetet duhet ti bëjnë fotografi, shkruan Indeksonline.

“Shoferët- pjesmarrës në aksident të trafikut në të cilën është shkaktuar dëm i vogël matrial, në rastet kur pajtohen për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti, para se t’i largojnë mjetet me veprim motoric nga rruga, obligohet të bëjnë fotografi dhe katër pozitat e mjeteve të përfshira në aksident.

Shoferët pjesmarrës në aksident trafiku e plotësojnë dhe e nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve sipas paragrafit 1. të këtij nëni kur pajtohen për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti”, thuhet në raport./Indeksonline/