11:58 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

1 në 10 aksidente ndodhin për shkak të ngasjes në gjendje të përgjumur

Ngasja në gjendje të përgjumur është mjaft e keqe! Kjo është një gjë që e dimë të gjithë. Por, një pjesë e asaj që e bën problemin paksa të bezdisshëm është se askush nuk synon të jetë i përgjumur pas timonit, dhe ngasja në gjendje të përgjumur ndodh shumë më teper sesa ne tentojmë ta mendojmë.

Sa më shumë? Sipas ‘AAA’ , kjo dukuri luan një rol në 1 në 10 aksidente. Dhe kjo është shumë!

Hulumti është veçanërisht i habitshëm, sepse, siç raporton ‘AAA’ , ngasja në gjendje të përgjumur është një nga shkaqet më të nënçmuara të aksidenteve.

Megjithatë në një studim të ri, studiuesit analizuan fytyrat e shoferëve të kapura në kamerat e panelit përpara aksidentit, duke llogaritur sa kohë syri i një personi mbetet i mbyllur si masë, e sa ishin të përgjumur. Bazuar në këto llogaritje, ata thonë se përgjumja luan një rol në 10 % të aksidente.

Nëse jeni duke vozitur dhe keni nevojë të fleni, ndalni makinën dhe shqyrtoni mundësinë e pushimit. Nuk ia vlen të rrezikoni. /IndeksOnline/