22:46 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

10 hile për një bark të sheshtë

Hani në këtë orë magjike

Duhet të hani diçka të vogël që përmban proteina midis orës 3 dhe 4 të pasdites.

Ndër zgjedhjet tuaja mund të jetë një copë djathi me sa më pak yndyrë, disa bajame me një mollë organike, etj.

Duhet të përpiqeni mos ta humbni këtë orar. Është I rëndësishëm sepse rrit metabolizmin dhe balancon sheqerin në gjak.

Sa më ulët ta mbash sheqerin, aq më ulët mban insulinën, dhe insulina shkakton shtimin e dhjamit në bark.

Dhe porcionet e vakteve kanë shumë rëndësi.

Ushtrime me top

Këshilla numër një: Bëni ushtrime me topin e palestrës tre herë në javë.

Shtrihuni me shpinë me duart lart dhe këmbët e shtrira.

Filloni duke stabilizuar topin mbi kokë me duar. Lëvizeni topin drejt kraharorit ndërkohë që sillni këmbët në drejtim të tij deri sa arrini ta vendosni midis kaviljeve.

Tërhiqeni topin bashkë me këmbët në dyshëmë dhe shtrini përsëri krahët mbi kokë. Përsriteni shkëmbimin e topit 10-12 herë dhe mos harroni të mbani shpinën dhe të mbrapmet mbështetur në dysheme gjatë gjithë kohës.

Glukagoni, heroi që ju duhet

Qëndroni sa më pranë ushqimeve që e kanë nivelin e sheqerit afër zeros. Kjo do të mbajë nivelin e insulinës të ulët dhe nivelin e glukagonit të lartë. Glukagoni është një hormon të cilin mund ta konsideroni edhe si mikun tuaj më të mirë gjatë betejës për një stomak të sheshtë. Mendoni sikur Pac-Man po ecën  në belin tuaj dhe po gllabëron gjithë dhjamin për ta përdorur si energji. Ky është glukagoni.

Pra sa më afër zero gramëve sheqer të jeni, aq më e ulët është isnulina dhe aq më i lartë glukagoni… Kaq e thjeshtë është.

Bluani mirë

Bluarja e ushqimit është këshilla e parë që japim për të parandaluar fryrjen.

Bluajeni ushqimin deri sa të ndjeni se s’keni ç’të bluani më. Proçesi i tretjes fillon nga goja, dhe pa bluarje të mirë, ushqimi nuk do të tretet mirë. Ushqim i tretur mirë = Më pak fryerje dhe gazra.

Lërini Punët e Rënda Të Fundit

Kronologjia e stomakut tuaj të sheshtë duhet të nisi me dietën, pastaj me kardion, të vijojë me bërjen e muskujve dhe të mbyllet me ushtrime për muskujt e barkut. Ndiqeni këtë renditje dhe mund të humbni në mënyrë të shëndetshme deri në dy kilogramë në javë. Shpenzoni 60 minuta në ditë për të përgatitur vakte më të shëndetshme. Shpenzoni 20 minuta në ditë 3-5 ditë në javë për të bërë kardio. Shpenzoni 15 minuta në ditë tri herë në javë për ushtrime përforcimi. Dhe në fund fare, shpenzoni 5 minuta në ditë tri herë në javë ushtrime për muskujt e barkut.

Kujdes Me Kripën

Vakti juaj po ju fryn? Mund të jetë kripa në dietën tuaj.
Përdorni kripë deti ose kripë kosher, të cilat kanë më pak sodium se kripa tradicionale që përdoret në kuzhinë.
Gjithashtu duhet të qëndroni larg salcës së sojës: Edhe pse ka pak sodium prapë niveli i tij ngelet i lartë dhe do të shkaktojë fryrje të menjëhërshme.
Më mirë jepini shije ushqimeve tuaja me salcë domatesh të bërë vet, ose me pak spec të kuq.

 Grushtojeni barkun tutje

Në rutinën tuaj të kardios shtoni edhe boksin. Kur ju grushtoni me pesha apo me shpejtësi dhe mbani bustin siç duhet, gjithashtu jeni duke punuar për të një stomak të sheshtë. Këto ushtrime punojnë mbi muskujt e barkut.
Boksi gjithashtu është pjesë i ushtrimeve të kardios, të cilat djegin kaloritë e tepërta.
Pra shtoni 16 minuta boks tre herë në javë në rutinën tuaj gjimnastikore. Thjsht grushtoni me pesha të vogla në duar duke alternuar krahët për 8 minuta, pastaj hiqni peshat, rrisni shpejtësinë dhe vazhdoni përsëri për 8 minuta të tjera. Mund të humbisi deri ne 5 centimetra nga beli juaj në katër javë.

Bëni Me Hile

Nxirrni në pah një pjesë tjetër të trupit që njerëzve mos t’u shkojnë sytë tek barku.
Në qoftë se keni si potencial këmbët, vishni funde apo pantallona të ngushta. Në qoftë se keni shpatullat; nxirrini ! Qoftë edhe pak, gjeni bluzet e përshtatshme. Gjoksin? Zgjidhni reçipetat e duhura, bëni kujdes me numrin dhe formën.

Menuja e përshtatshme për stomakun e ëndrrave

Mëngjesi më I mirë: Një fetë me bukë gruri me gjalp kikiriku natyral dhe një filxhan me manaferra apo borornica.
Dreka më e mirë: Sallatë me spinaq me avokado të  prerë në feta, tofu i pjekur në skarë dhe pomodorini, të spërkatura me vaj ulliri dhe lëng limoni të freskët.
Darka më e mirë: Salmon i pjekur në skarë, një patatë e ëmbël e pjekur në furrë, asparagus me vaj ulliri dhe hudhër.
Snack-u më i mirë: Një gotë kos pa yndyrna dhe dy lugë fara luledielli.

QESHNI !

Ushtrimi më i mirë muskujt e barkut është e qeshura. Sa herë ju qeshni  ato forcohen.
Kështu që kënaquni sa më shumë, muskujt ju duan të lumtur që të dalin në dritë.