14:14 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

10 minuta lojë për të blerë një Ferrari [Foto]

Nëse llogarisim pagat e futbollistëve për minut, lindin shuma utopike. Nuk është cudi që ata mund të përballojnë blerjen e një super makine brenda disa minutave lojë.

Gazeta zviceran Blick ka bërë disa përllogaritje të katër yjeve të futbollit si Messi, Ronaldo, Neymar e Shaqiri.

Ylli argjentinas fiton 13,400 franga për një minutë lojë. Që i bie teorikisht se ai e ka paguar Ferrarin e tij F430 Spider brenda 17 minutash, shkruan IndeksOnline.

Më e mira për më të mirin: Bugatti Veyron Grand Sport i Ronaldos kushton rreth 1,9 milionë franga. Për ta blerë këtë makinë ylli portugez duhej të qëndronte poathuajse tre orë në fushë.

Neymar përfiton afro 43 milionë franga në vit. Ai mund të përballojë një Ferrari 458 Spider për cdo 9,5 minuta në fushë.

Futbollisti më i paguar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, fiton 1,460 franga për një minutë lojë në Stoke City. Për VW Arteon-in e tij ai duhej të qëndroj vetëm 43 minuta në fushë. /IndeksOnline/