09:22 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

4 mënyra si ta filloni mëngjesin mbarë

Në një kohë të ngjeshur me punë e obligime, shumica prej nesh bëjnë gjumin pa kujdesin e merituar.

Natyrisht që tetë orë gjumë mund të ju bëjnë të ndjeheni në formë dhe produktiv në mëngjes, por ka edhe disa mënyra të tjera të lehta që ndikojnë në rritjen e energjisë suaj në mëngjes.

Pini një gotë ujë

Secili është paksa i dehidratuar në mëngjes. Kështu që edhe pak ujë mund të ju bëjë të ndjeheni më mirë.

Përgatitni rrobat tuaja në mbrëmje

Asgjë nuk ju duket më e mundimshme në mëngjes më shumë se të mbeteni duke shikuar dollapin. Mbani një mëngjes më të rehatshëm, duke planifikuar se çka do të vishni.

Krijoni një listë të gjërave që duhet t’i bëni

Bëni një listë të aktiviteteve që keni nevojë t’i përfundoni brenda ditës, si dhe të atyre që dëshironi t’i arrini, përcjell KosovaPress. Një plan i qartë ju ndihmon që të keni energji dhe përqendrim.

Shijoni kafenë e mëngjesit

Kafeina është njëra nga shtytësit më të mirë të energjisë, mirëpo vetëm kur përdoret me masë. Sa më pak që e konsumoni, aq më shumë funksionon. Kafeja e mëngjesit është një rutinë që është më mirë të mos e humbisni.

Temat: