09:18 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këshillat për vrapimet e mëngjesit gjatë dimrit

Stina e ftohët e dimrit zakonisht sjellë probleme për ata që bëjnë ushtrime në mëngjes, sidomos për ata që vrapojnë në natyrë.

Ekspertët ju sugjerojnë të merreni disa masa paraprake para se të dilni të vraponi në mëngjese gjatë dimrit, transmeton Indeksonline.

Veshja ka rëndësi të madhe kur dilni për  të vrapuar. Preferohet që të vishni rroba që janë të papërshkrueshme nga uji.  Jo vetëm që do ju mbrojë nga shiu por do të jetë e mirë për çdo lloj temperature.

Shikojeni parashikimet e motit

Para se të dilni të vraponi gjithmonë hidheni një sy parashikimeve të motit. Nëse ka erë, atëherë ju mund ta përdorni në favorin tuaj.

Bëjeni ngrohjen prioritet

Ngrohuni gjithmonë para se të dilni të vraponi. Përveç që ju ndihmon në ngritje të temperaturës trupore, po ashtu e ngrit edhe rrjedhjen e gjakut në muskuj.

Edhe gjatë vrapimit në stinën e dimrit duhet të pini sa më shumë ujë.  Krejt në fund gjejeni një shok për vrapim, pasi që gjithmonë është më e kënaqshme të vraponi me dikë tjetër./Indeksonline/