23:33 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

4 milionë për Celinën, kosovari afër marrëveshjes me klubin e ri (Foto)

Bersant Celina pritet që të largohet nga Manchester City gjatë afatit të verës.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës me shumë gjasa e ka kuptuar se nuk është në planet e trajnerit, Pep Guaridola, shkruan IndeksOnline.

Celina nuk është ftuar nga menaxheri spanjoll për ndeshjet para-sezonale, me që rast kosovari ka filluar të hulumtojë për klubin e ri.

Sipas mediave në Angli, oferta e parë që i ka ardhur Cityt për Celinën është 4 milionë funta.

Klubi i interesuar për shërbimet e kosovarit është Swansea City, i cili bën gara në Championship për sezonin e ri 2018/19./IndeksOnline/