18:42 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Kripa dhe sheqeri i shtuar në ushqimet e fëmijëve, e panevojshme

Është e qartë se nëse blini çokollatë, ëmbëlsira dhe çipsat për fëmijët tuaj për të ngrënë, kjo nuk është zgjedhja më e shëndetshme që mund të bëni.

Megjithatë, nëse jeni duke blerë diçka për fëmijën tuaj, ju duhet të mendoni se ai produkt është i mirë dhe i shëndetshëm për fëmijët tuaj, shkruan e përditshmja britanike metro, përcjell Indeksonline.

Në fund të fundit, të gjithë e dinë se kripa e shtuar dhe sheqeri – veçanërisht kripa – është e keqe për fëmijët e vegjël, apo jo? Por, shumica e ushqimeve për fëmijë, kanë krip e sheqer të tepruar.

Shumë nga produktet që tregtohen në mënyrë specifike si të përshtatshme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël – duke përfshirë: Kripërat Vegjetare Kiddylicious dhe ëmbëlsirat e orizit Marmite përmbanin kripë shtesë. Edhe biskotat përmbajnë sheqer të shtuar.

Mamaja dhe prezantuesja televizive Cherry Healey, nga BBC’s është duke hetuar atë që fshihet në disa prej ushqimeve të foshnjave dhe ushqimeve të për fëmijë .

Nëse ka një gjë që të gjithë prindërit e dinë është se kripë është e keqe për foshnjat.

Shtimi i kripës tek ushqimi i fëmijës ose foshnjës nuk është i nevojshëm. Dhe për më tepër, nëse ata qysh në vogëli ushqehen me ushqime të kripura, atëherë ata presin ushqim të kripur edhe më shumë kur të rriten, që ka implikime afatgjata.

Ajo i tha Metros “Unë nuk dua që kompanitë të më gënjejnë për yndyrën dhe kripën e fshehur”.

Ndërkohë, Healey thotë se prindërit duhet ‘të kontrollojnë gjithmonë etiketën, të shmangin çdo gjë me kripë ose sheqer të shtuar ose aromatizime ose lista të gjata ose të panjohura të përbërësve, dhe në vend të kësaj, të kujdeset për produktet me përbërës të thjeshtë, me pak përbërës dhe nëse është e mundur sa më organike./Indeksonline/