22:08 / E Mërkurë, 31 Janar 2018

A është “Burpees” një ushtrim që nuk duhet praktikuar? Ja çka thotë një trajneri personal

“Burpees janë gjërat më të këqija në botë”

Nëse ndonjëherë takoni dikë që thonë se i pëlqejnë këto ushtrime, atëherë ata ju gënjejnë.

Këto ushtrime janë aq të vështira dhe kanë funksion të madh, për këtë arsye i bëjmë edhe nëse i urrejmë. Pa marrë parasysh se sa kondicion që do keni, kur t’i bëni këto ushtrime ju do të lodheni mjaft.

Por, Patric Muphy, thotë se burpees janë një ushtrim që të gjithë duhet të shmangni gjatë palestrës.

Ai tha se ato nuk janë të mira për trupin e njeriut. Sipas tij, ato nuk janë për kyçet e dorës e po ashtu edhe për shpinën tonë.

Le të jemi të qartë këtu: Çdo lëvizje e ekzekutuar keq do të rezultojë në dëmtim. Nëse ju gjatë këtyre ushtrimeve bëni një lëvizje të gabuar, atëherë do të keni me të vërtetë dëme në kyçe të dorës apo në shpinë./Indeksonline/