10:45 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

A është kjo arsyeja e kërcënimit të Ramiz Kelmendit me mosvotim të demarkacionit?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi është deklaruar mbrëmë në një emision televiziv se nuk do të jetë i pranishëm në Kuvend për ta votuar marrëveshjen e demarkacionit.

Vendimi në fjalë, sipas tij, erdhi pasi kishte kërcënime edhe në familje.

Analisti për çështje politike, Imer Mushkolaj përmes një statusi në “Facebook”, indirekt e ka  ndërlidhur kërcënimin e Kelmendit me biznesin e tij.

“Po thonë që Kosova paska nevojë edhe për nji terminal doganor”, ka shkruar ai.

Ndryshe, para dy vitesh ishte pikërisht deputeti Kelmendi i cili ftoi në takim krerët partiakë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.