16:45 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Adem Jashari” dhe “Fadil Vokrri” do të presin ndeshjet evropiane në të njëjtën ditë

Kosova për herë të parë në histori mund t’i pres dy ndeshje evropiane në të njëjtën ditë.

Nëse Prishtina nesër kualifikohet në rundin tjetër, duke eliminuar Fola Esch në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari”, atëherë ndeshjen e rundit të dytë do ta zhvilloj me 2 gusht.

Në të njëjtën ditë do të luaj edhe Drita ndeshjen e rundit të dytë të Europa Ligës pasi dje u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës priten të luajnë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërsa nënkampionët në stadiumin e rinovuar që do të mbajë emrin e legjendës, “Fadil Vokrri”.

Kjo ditë do të shkruhet në histori duke u zhvilluar dy ndeshje evropiane në të njëjtën ditë. /IndeksOnline/