07:26 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ai më shumë e do qenin se mua, por…

Kam frikë se burri im ka një aferë në zyrën e punës. Ai ka filluar ta dojë më shumë qenin tonë se mua dhe jeta jonë seksuale është shumë e dobët.

Arsyetohet se është i lodhur por të më dojë dhe të më japë vëmendje do të më mjaftonte mua.

Kemi 25 vite martesë por mendoj se tashmë ai ka filluar një lidhje me një femër në punën e tij. Kur shkuam atje për Krishtlindje, një grua nuk ia ndante sytë dhe bënte shaka me të. E pyeta atë se çfarë është puna e saj por ai tha vetëm se është një kolege e punës dhe asgjë më shumë.

E njëjta histori ishte edhe javën e kaluar në një aheng. Kur e pyeta përsëri ai u bë nervoz dhe më kritikoi se po i prishja mbrëmjen, por unë e vërejta afërsinë e tyre.

Ai vazhdimisht i fshin historitë në telefonin e tij dhe e mbanë atë larg meje.

Për habi ai ka filluar të depilohet, të vendosë më shumë parfum dhe t’i mbajë flokët në rregull.

Këshilla e psikologes:

Më shumë se sa të shqetësohesh se me çfarë po merret ai, më mirë mendo se çfarë ju distancoi juve kështu./Indeksonline/

Temat: