23:06 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Historia e dashurisë njëvjeçare e Diellza Kolgecit, gjininë e bebes e di vetëm i dashuri i saj

Diellza Kolgeci, sot ka qenë në fokus të mediave rozë.

Ikona e bukurisë, duket se ka gjetur personin e duhur, ajo është kokë e këmbë e dashuruar, madje është në pritje të ëmbël.

Burime të Indeksonline kanë treguar historinë e dashurisë mes saj dhe basketbollistit të njohur kosovar, Fisnik Rugova.

Ata njihen qysh moti, pasi që të dy janë nga Prishtina, derisa ka një vit që janë në lidhje dashurie dhe thuhet se ndjenjat e tyre janë shumë të forta për njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që të ndërtojnë një jetë të re.

Diellza sipas burimeve të Indeksonline është afër muajit të pestë të shtatzënisë, ndërsa gjininë e fëmijës e di vetëm Fisniku, sepse bukuroshja ka dashur këtë ta kuptojë përmes festës babyshower, me qëllim që kjo të jetë një befasi për të.

Indeksonline mëson gjithashtu se familja dhe shoqëria e çiftit kanë qenë në dijeni për lidhjen dhe dashurinë e tyre qysh në fillimet e para.

Ndryshe, Diellza dhe Fisniku nuk janë shumë të ekspozuar me fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, ani pse ka dymbëdhjetë muaj që ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri./Indeksonline/