14:07 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, gjashtë persona të lënduar

Sot rreth orës 13:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjashtë persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një veturë e tipit WV Golf IV dhe një veturë e tipit Renault Clio që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasoj e aksidentit, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, të cilët janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku./Indeksonline/

Temat: