13:33 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Vetura e përfshirë në këtë aksident është rrotulluar përderisa nuk dihet sa persona mund të kenë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se bashkë me reshjet e borës është shtuar edhe numri i aksidenteve pothuajse në gjithë vendin./Indeksonline/