09:05 / E Hënë, 18 Qershor 2018

Aksident në Fushë Kosovë, krijohet kolonë e madhe e veturave (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, raporton Indeksonline.

Ndonëse aksidenti ishte vetëm më dëme materiale, ai ka bërë që të krijohen kolona të mëdha të automjeteve.

Në vendin e aksidentit është paraqitur Policia e Kosovës e cila është marrë me shikimin e vendit të aksidentit ndërsa rreth orës 09:00 është liruar qarkullimi i veturave./Indeksonline/