12:29 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident në Vragoli, shikoni pamjet! [Video]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli afër Sllatinës.

Në këtë aksident besohet të ketë qenë dy automjete të përfshira. Sipas një video që ka siguruar Indeksonline shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale, mirëpo, ende nuk dihet se a ka persona  të lënduar.

Njësiti i Policisë rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast.

Më poshtë shikojeni videon: