14:52 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Alarm për bomba, evakuohet një stacion treni në Holande

Policia Oldenzaal dhe ekipe emergjente kanë dërguar në qen policie mbi aktivitetin e dyshimtë.

Një tren ndërkombëtar me 85 pasagjerë është evakuuar në Oldenzaal të Holandës, pasi ekipet e emergjencës iu përgjigjën një “situate të dyshimtë” të enjten, sipas policisë.

Policia në Oldenzaal tha se qentë e policisë hipën në tren për të kërkuar sende të dyshimta duke mos komentuar tutje mbi hetimin, raporton Euronews, transmeton Indeksonline.

Garda mbreterore Hollandeze, e cila monitoron sigurinë kombëtare, gjithashtu u soll për hetime në vendin e ngjarjes.

“Policia po heton një situatë të dyshimtë në një tren … Si një masë paraprake, të gjithë udhëtarët nga treni u evakuuan, ne po hetojmë se çfarë po ndodh saktësisht”, tha Policia në Twitter./Indeksonline/

Temat: