10:17 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Van Dijk ngushëllon pas ndeshjes gjyqtarin, të cilit i vdiq nëna pak më parë

Van Dijk dëshmoi se është kapiteni i vërtetë i Holandës pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, 27-vjeçari dhuroi një moment edhe më të mirë pas përfundimit të ndeshjes.

Ish-ylli i Celtic dhe Southamptonit e përshëndeti dhe e ngushëlloi gjyqtarin, Ovidiu Hategan, të cilit i vdiq nëna së fundmi, transmeton IndeksOnline.

Credit: PA

”Ky njeri ishte i ‘thyer’, duke qarë sepse atij i kishte vdekur nëna”, tha Van Dijk.

”I dëshirova atij forcë dhe i thash se do ta kaloj këtë situatë. Shpresoj se e ndihmova”.

Ky ishte padyshim një moment absolutisht i jashtëzakonshëm nga kapiteni i Holandës./IndeksOnline/