09:59 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Momenti brilliant kur Van Dijk urdhërohet të luajë në sulm ndaj Gjermanisë

Virgil van Dijk i mbajti gjallë shpresat e Holandës në Ligën e Kombeve me një gol të barazimit në minutën e 91-të ndaj Gjermanisë.

”Tulipanët” kishin nevojë vetëm për një pikë nga kjo ndeshje për ta siguruar një vend në finalet e verës së ardhshme të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Ronald Koeman ishin në disavantazh prej dy golave deri në minutën e 85-të në ”Veltins Arena”, transmeton IndeksOnline.

Në minutën e 85-të, Cue Quincy Promes, anësori i Spartak Moskës shënoi golin e barazimit dhe kjo e shtyri Koeman që ta bëjë një ndryshim taktik të jashtëzakonshëm.

Në këto taktika shihet se Van Dijk është urdhëruar të luajë në sulm – dhe kjo taktik mrekullisht funksionoi.

Ylli i Liverpoolit e shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit tutje, ndërsa Gjermania dhe Franca mbeten mbrapa./IndeksOnline/