15:50 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alarmohet Zvicra: Shqipëria dhe Kosova duan të vjedhin supertalentin tonë! (FOTO)

Vjeshtën e kaluar, Bastien Toma bëri debutimin e tij në “Super League”, në Sion Dress. Në moshën 18-vjeçare, ai luajti në barazimin 1-1 kundër FCZ. Sot Toma është 19 vjeç, lojtar i rregullt në pozicionin e mesfushorit-mbrojtës të Sion. Duke luajtur çdo lojë dhe me kërkesa të mëdha nga jashtë vendit.

Diçka më shumë për ta njohur: Toma u votua lojtari më i mirë i sezonit nga sponsorët e Sion dhe tifozët, sezonin e kaluar, teksa ka merituar interesin e Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk është çudi që sionezët vendas, me rrënjët në Kosovë, i kanë ngjallur këto interesa.

Në një moshë mjaft të re, ai tashmë ka 25 ndeshje të luajtura në “Super League”. Dhe konsiderohet një talent i madh. Kaq i mrekullueshëm, madje, sa “ka aftësi për të ndjekur gjurmët e Gelson Fernandes”, sikurse thotë faqja e Sion.

Këto janë gjurmë të mëdha…, për shkak se Gelson ka luajtur për Zvicrën 67 ndeshje ndërkombëtare, ka përfaqësuar fanellën e Manchester City 59 herë dhe aktualisht fiton paratë e tij tek Eintracht Frankfurt, në Bundesliga. Të dy tashmë kanë një gjë të përbashkët: ata kanë mësuar të luajnë futboll në FC Sion. Nëse Toma zgjedh për Shqipërinë apo Kosovën dhe kundër Zvicrës, kombëtares sonë ndoshta mund t’i vijë keq në një moment…