08:38 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ancelotti “shpërthen” ndaj serbëve: Vetëm këtë dinë të bëjnë

Napoli ndryshe nga sa pritej nuk bëri mjaftueshëm ne ndeshjën debutuese të Champions Leagues kundër skuadrës serbe, Crvena Zvezda.

Ndeshja u ndal në barazim, me rrjeta të paprekura, ku ekipi i Ancelottit edhe pse dominoi lojën nuk arriti të konkretizonte me gol.

Pas ndeshjes trajneri i Napolit ka “shpërthyer” kundër serbëve duke i akuzaur se vonuan lojën dhe vetëm kërkonin faulle me anë të simulimeve.

“Ishte e pashmangshme që 15 minutat e fundit të ishin ndryshe. Kundërshtari vetëm shpërdoronte kohën me simulime. Ata janë profesionistë për këtë gjë. Ishin gjithmonë në kërkim të një faulli. Megjithatë nuk është ky problemi, sepse ne duhet të kishim shënuar më parë. Kemi bërë pak gabime por ishim të pafat. Janë dhe 5 ndeshje për të shkuar në raundin tjetër dhe ne mund të mundim këdo”, përfundoi italiani. /IndeksOnline/