14:36 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Leverkuseni pa Granit Xhakën ndaj Stuttgartit, Xabi Alonso: I besoj ekipit, mund të luajmë mirë edhe pa të!

Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër do të luaj ndeshjen ndaj Stuttgartit e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.

Në këtë takim do të mungoj mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për shkak të kartonave të verdhë, shkruan Indeksonline

Në konferencë për shtyp trajneri spanjoll Xabi Alonso thotë se skuadra e tij është e gatshme edhe pa lojtarin shqiptar.

“Graniti do të mungoj nesër për shkak të kartonave të verdhë. Unë i besoj skuadrës, se mund të luajmë mirë edhe pa të. Ai është një nga më meritorët, por ne kemi mjaftë opsione për të marrë një vendim”, u shpreh Xabi Alonso

Kujtojmë që objektivi i Bayer Leverkusenit nesër është mos-humbja, pasi tashmë puna e titullit ka përfunduar./Indeksonline/