11:27 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Apple do të sjellë një Macbook të ri?

Muaji shtator është zakonisht muaji kur kompania “Apple” prezanton produktet e saja. Gjatë muajit të ardhshëm pritet që “Apple” të lëshojë tre ‘Iphona’ të ri . Por sipas raportimeve të fundit, këto nuk do të jenë produktet e vetme që do të prezantohen, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘DigiTime’, kompania do ta shfrytëzojë prezantimin e telefonave që të prezantojë edhe një “MacBook” të ri.

Ky produkt pritet të jetë 33cm i madh dhe procesori i saj do të jetë ‘Intel 14-nanometer Kaby Lake’. Çmimi pritet të sillet rreth 1200 dollarë.

Ky “MacBook” do të ketë tastierën “Butterfly dhe pritet të ketë shumë risi për dallim nga “MacBook Air”.

Përveç këtij produkti, “Apple” pritet të sjellë edhe dy Ipad të ri./Indeksonline/