14:31 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Apple njofton kampusin e ri prej 1 milard dollarë në këtë qytet të Amerikës

Apple ka njoftuar një zgjerim të madh të operacioneve të saj në SHBA, në zemër të të cilit është një kampus i ri 1 miliard dollarë në Austin, i treti në qytet.

Së bashku me 6,200 punonjës që Apple tashmë ka në qytet, zhvillimi i saj i ri prej 133 hektarësh pritet të bëjë atë punëdhënësin më të madh privat në Austin.

Kampusi i ri pritet të fillojë me 5000 të punësuar, por që ndër vite numri mund të rritet deri në 15 mijë punonjës. Ashtu si të gjitha objektet e tjera të Apple në mbarë botën , objekti do të funksionojë me 100 për qind të energjisë së rinovueshme.

Së bashku me kampusin e ri të Austin, Apple ka njoftuar gjithashtu zgjerime nëpër disa qytete të tjera të SH.B.A.-së. Seattle, San Diego dhe Culver City do të rriten të kenë më shumë se 1,000 punonjës secila./Indeksonline/

Temat: