17:53 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Apple sjell me pak ndryshime MacBook Pro 13

Apple përditësoi ditën e sotme MacBook Pro-t 13 dhe 15-inç me gjeneratën e tetë të procesorëve Intel.

Ato vinë me deri në 32GB RAM dhe 4TB memorie SSD. Modelet bazë fillojnë nga 1,799 dollarë për modelin 13-inç dhe 2,399 dollarë për modelin 15-inç.

Ndërsa modeli më i shtrenjtë kushton deri në 6,699 dollarë, ose 2,400 dollarë më shumë sesa MacBook Pro më i mirë i 2017-ës.

Megjithatë çmimet bazë ngelen të njëjtat. Vitin e kaluar duhej të paguanit 300 dollarë më shumë për një procesor Intel më të mirë, konkretisht na Core i7 2.67Ghz në Core i9 2.9Ghz.

Këtë vit Apple sjell dy opsione të reja. Ju mund të paguani 400 dollarë ekstra për 32GB RAM ose 3,200 dollarë për 4TB memorie SSD.

Temat: