12:46 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Armina Mevlani feston ditëlindjen, thotë se “Instagram-i” nuk është jeta e vërtetë (Foto)

Blogeria e njohur, Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Indeksonline.

Nga atje ajo ka falënderuar njerëzit që e rrethojnë duke shprehur vlerësimin e madh që ka për ta dhe për jetën. Ndonëse ajo ka theksuar se jeta e vërtetë, nuk është “Instagram-i” apo rrjetet sociale.

“Çdo vit kuptoj sa me fat jam, me fat sepse jam e rrethuar nga njerëz që i dua dhe më donë.. . Asgjë nuk është më me rëndësi në jetë sesa shëndeti dhe njerëzit që i dua, të tjerat shkojnë dhe vinë. Instagram-i nuk është jeta e vërtetë, ne vetëm nxjerrim më të mirën e jetës aty. Falënderoj zotin çdo natë për dashurin që më dha në jetën time, Amin” ka shkruar Armina në këto imazhe./Indeksonline/