09:50 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / k.v

Arrestohen tetë persona

Tetë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës gjatë ditës së mërkurë, transmeton Indeksonline.

Arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit për vepra dhe incidente po ashtu të ndryshme.

Për të gjitha arrestimet është informuar Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit që të gjithë janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/