16:12 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protesta kundër kostos së lartë të jetës në Francë, mbi 700 të arrestuar

Mbi 700 arrestime janë kryer gjatë protestave që po mbahen në Paris të Francës.

Qytetarët janë ngritur në protestë kundër kostos së lartë të jetës dhe ngritjen e taksave të propozuar nga Presidenti Emanuel Macron.

Dhjetëra rrugë në qendër të Parisit u mbyllën për trafik, ndërsa Kulla Eifel dhe muzetë me famë botërore si Musee d’Orsay, Qendra Pompidou dhe Luvri u mbyllën gjatë ditës se djeshme, shkruan ‘Daily Mail’,transmeton Indeksonline.

Shumë dyqane janë mbyllur gjatë ditës se sotme për shkak të demonstratave, derisa mijëra policë janë vendosur në gjithë vendin./Indeksonline/