11:42 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrestohet në Jarinje, serbi i kërkuar nga INTERPOL

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar të Jarinjes, është arrestuar i dyshuari mashkull serb/shtetas i Serbisë.

Ky person është arrestuar në bazë të urdhëresës ndërkombëtare lëshuar nga INTERPOL.

I dyshuari pas intervistimit nga Gjykata Themelore-Mitrovicë-Departamenti i Krimeve të Rënda, dërgohet në qendrën e mbajtjes.