16:09 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet “polici” i maskuar

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit rreth orës 10:30 minuta ka pranuar informatën se në një shtëpi në rrugën “Besnik Kastrati” një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi për të kryer bastisje.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se i njëjti ishte prezantuar si zyrtar policor. Një patrullë policore që ishte duke lëvizur në afërsi të lokacionit ka reaguar me shpejtësi dhe e ka zënë në flagrancë të dyshuarin, transmeton Indeksonline.

Gjatë kontrollit në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar për narkotik.

Më pas është bërë identifikim i të njëjtit i cili rezulton të jetë me mbiemër Deliaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohen nën masën e arrestit policor./Indeksonline/