12:00 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

As Pochettino e as Allegri, te stoli i Realit ulet legjenda… (Foto)

Largimi i trajnerit Zinedine Zidane ka shkaktuar mjaft “tërmet” te skuadra e Real Madrid, që i duhet të gjejë pasuesin dhe kjo detyrë nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Por presidenti Florentino Perez duket se ka gati emrin surprizë dhe ai është një legjendë e ekipit “merenguez”, Raul. Te Reali janë të bindur se Raul do të dijë të ndjekë hapat e Zidane dhe të ndërtojë një skuadër të fortë e pretendente, duke qenë se e njeh mirë klubin dhe kampionin spanjoll.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “AS”, që shton se së shpejti Raul do të marrë nga UEFA licensën për t’u bërë trajner dhe do të ulet direkt në stolin e Realit edhe pse nuk ka përvojë në drejtimin e skuadrave, qoftë edhe ato të moshave.

Kjo mund të jetë një ngërç për Raul, që mund ta pengojë në këtë detyrë, por në favor të legjendës së Realit dhe Spanjës është përvoja dhe fakti se atë e duan shumë tifozët.