14:36 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Asambleisti i LDK-së që votoi kundër “Fadil Vokrrit” (Foto)

Sot në kuvendin komunal të Prishtinës është miratuar vendimi për emërimin e stadiumit të kryeqytetit.

Impianti ku Kosova do të luaj ndeshjet ndërkombëtare edhe zyrtarisht ka marrë emrin “Fadil Vokrri”.

Me 39 vota pro dhe një kundër është miratuar vendimi në fjalë, shkruan indeksonline.

I vetmi që ka qenë kundër këtij vendimi ka qenë asambleisti nga ana e LDK-së, Shefki Gashi.

Shefki Gashi është njëri nga asambleistët më me ndikim nga radhët e LDK-së në Komunën e Prishtinës. /IndeksOnline/