14:11 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018

Veprimtari i LDK-së del me 10 pika kundër partisë, paralajmërohet se dega e kësaj partie po shuhet

Një nga anëtarët më të moçëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rajonin që njihet si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Izet Avdyli i ka dërguar letër të hapur kryesisë qëndrore të kësaj partie.

Në letrën e dërguar, Avdyli ka përmendur 10 arsye se pse dega e LDK-së në Drenas po shuhet. Madje sipas Avdylit, kjo degë po shuhet me bekimin e kryesisë qëndrore.

Ndër të tjera, ai akuzon se kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika po bën shpenzime marramendëse.

Ky është reagimi i plotë i Izet Avdylit:

Dega e LDK-së në Drenas po shuhet me bekimin tuaj!?

Duke kursyer kryetarin Isa Mustafa për hir të gjendjes së tij shëndetësore, po iu drejtohem si Kryesi e LDK-së me këtë letër të hapur, me të cilën u bëjë me dije se Dega e LDK -së në Drenas po shkon drejt shuarjes.
Duke qenë në strukturat udhëheqëse të kësaj dege që nga themelimi, e duke ndier një përgjegjësi edhe ndaj elektoratit besnik i cili qoftë në rrethanat e paraluftës kur represioni serb ishte në kulminacion por edhe pas luftës kur po ashtu nuk ishte e lehtë të ishe veprimtar i LDK-së, nuk u luhat në përcaktimet e veta e ndiej të nevojshme të ua përkujtojë nëse nuk e dini se:

  1. A e dini që nga zgjedhjet e datës 9 maj 2015 nuk është mbajtur asnjë takim deri më sot me kryetarë të Nëndegëve.
  2. A e dini që nga zgjedhjet e fundit lokale në tetor 2017 nuk është mbajtur asnjë takim me Kryesinë e Degës.
  3. A e dini që nga data 9 gusht e vitit 2017 kam dhënë dorëheqje të parevokuar si anëtar i Kryesisë së Degës (Kjo është bërë publike në media e portale)
  4. A e dini se Bedri Nika kryetar i Degës së LDK-së në Drenas në zgjedhjet e fundit lokale ka bërë shpenzime marramendëse. afro 10.000 euro të cilat janë tërhequr me përmbarues nga llogaria bankare e LDK-së në qendër.
  5. A e dini se këto shpenzime shumica janë shfrytëzuar nga familjarët e Bedriut, ngase Kryesia Degës nuk e ka mbështetur kandidaturën e tij për Kryetar Komune dhe bartës të listës.
  6. A e dini se në zgjedhjet e fundit lokale ai është ranguar i fundit nga kandidatët për kryetar të Drenasit duke marr vetëm 430 vota apo gati tri herë më pak se ish kryetari i degës Izet Abdyli i cili në zgjedhjet e vitit 2013 kishte 1160 vota.
  7. A e dini se Kryesia e Degës kishte pakënaqësi të shumta me kryetarin e Degës dhe kishte thirrur para zgjedhjeve një Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij por pas intervenimit të Kryesisë Qendrore ishin mjaftuar me kritika duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe refuzim të raportimit financiar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.
  8. A e dini se Z. Nika nuk e ka mbështetjen e Kryesisë së Degës.
  9. A e dini se një grup i caktuar nga Kryesia e Degës disa herë ka tentuar të kontaktoi me ju për problemet në Degë dhe keni hezituar ta pranoni.
  10. A e dini se jeni bashkëfajtor për shuarjen e degës së LDK-së në Drenas.

Këto që i shkrova mësipër mbase janë vetëm 20 përqindëshi i asaj që është dashur të shkruhet, por endjeva si obligim moral edhe ndaj veprimtarëve të devotshëm të LDK-së si anëtartë Kryesisë së Degës që përkundër kërcënimeve dhe rrezikimit të jetës së tyre paslufte nuk e ndalen aktivitetin politik.
Dua të ua përkujtoj këtu:
– Magjistër Sinan Gashi u rrah për vdekje dhe sipasojë humbi njërin sy.
– Metë Nuhaj jo vetëm i rrahur për vdekje po iudogj edhe shtëpia.
-Xhemajl Bajrami i rrahur po ashtu për vdekje mepasoja të stresit tërë jetën.
– Iljaz Dobra i rrahur për vdekje në prani tënxënësve.
– E sa të tjerë kryetarë nëndegësh e veprimtarëtë devotshëm u kërcënuan.

P.s. Nëse nuk ndërmerrni ndonjë veprim konkretjo për hir timin po të elektoratit të LDK-së në Drenas, këtë letër do t’a bëjpublike për media/Indeksonline/.