18:38 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Banorët e disa fshatrave të Ferizajit ankohen për asfaltin e dëmtuar (Foto)

Banorët e fshatit Terrn, Babush dhe Bablak  në Komunën e Ferizajit po ballafaqohen me një problem infrastrukturor.

Rrugët e asfaltuara përgjatë këtyre fshatrave janë pothuajse tërësisht të  dëmtuara.

Në disa foto që i kanë dërguar banorë të kësaj ane në Indeksonline shihet asfalti i qarë e i dëmtuar goxha shumë.

Ata po kanë telashe me veturat e tyre për shkak të asfaltit të dëmtuar./Indeksonline/

 

Temat: