11:09 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Befasia e mëngjesit të sotëm: Raiola i kundërpërgjigjet Scholesit për Pogban

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes është ”thumbuar” nga agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ku tensionet po vazhdojnë në ”Old Trafford”.

Ish-mesfushori i Man Unitedit e ka kritikuar tejmase francezin këtë vit, e së fundmi edhe për paraqitjet në humbjen nga Brightoni të dielën.

Duke folur për Optus Sport, Scholes tha: ”Ka mungesë liderësh në skuadër. Ne mendonim se Paul Pogba do të ishte lider, por ai nuk ishte”.

”Ai kishte një tjetër paraqitje të dobët. Paul është jo i qëndrueshëm”.

Man Utd

Por, tani, super agjenti i Pogbas, Raiola i është kundërpërgjigjur heroit të Man Unitedit në rrjetet sociale, me dy postime në Twitter, transmeton IndeksOnline.

”Disa njerëz duhet të flasin për shkak se frikësohen se mund të harrohen”, shkroi ai.

”Paul Scholes nuk do të konsiderohej lider nëse ai do të luante përkrah Sir Winston Churchill”.

”Paul Scholes duhet të bëhet drejtor sportiv dhe ta këshillojë Woodwardin ta shesë Pogban”.

Man Utd

”Do të ishte një natë pa gjumë për ta gjetur klubin e ri të Pogbas”./IndeksOnline/