21:10 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari tregon sa ka shpenzuar ai për dreka e darka dhe sa qeverisja e kaluar

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari përmes rrjetit të tij social Facebook ka bërë një sqarim në lidhje me shpenzimet e drekave dhe darkave të tremujorit të parë të qeverisjes aktuale dhe të vitit të kaluar. Përmes këtyre dokumenteve ai ka thënë se u jep edhe përgjigje të gjithë zërave spekulues.

Ky është reagimi i plotë i Jasharit:

Në bazë të raportit tre-mujor financiar i cili është prezantuar dhe perkrahur në kuvendin komunal, dua të sqaroj të gjithë qytetarët se shpenzimet për dreka dhe darka gjatë këtij tremujori kanë qenë 350€, ndër Komunat me shpenzime minimale, ndërsa pjesa tjetër prej 4280 kanë qenë të bartura nga viti i kaluar (nga qeverisja e kaluar).

Të dashur qytetarë pëmes kësaj shkrese unë ju sqaroj këto spekulime të disa portaleve dhe njëkohësisht ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që janë të interesuar të marrin informata të sakta të vijnë në Komunë dhe të marrin përgjigjëje për gjithqka.

Të dashur qytetarë Komuna jonë ka arritur ti minimizojë të gjitha shpenzimet gjatë kësaj periudhe falë qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse. Dhe ju garantoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të mandatit.