12:36 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Bëri aksident, klubi i njohur nga Anglia pezullon futbollistin (Foto)

Skuadra e Sunderlandit ka marr masa të rrepta ndaj futbollistit, Darron Gibson.

Me një komunikatë zyrtare, klubi ka lajmëruar publikun se ka pezulluar lojtarin anglez me efekt të menjëhershëm, shkruan IndeksOnline.

Krejt kjo, pasi ish-lojtari i Manchester Unitedit bëri një aksident me veturë në gjendje të dehur.

Klubi ka nisur hetimet për këtë rast, kurse shefi ekzekutiv i Sunderland, Martin Bain tha: “Ne presim standarte të larta nga futbollistët tanë, nëse ata apo cilido individ bjenë poshtë këtyre standartëve, ai nuk ka punë në klubin tonë”.

Ish-klubi nga Premierliga, tani gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Championship me vetëm 28 pikë, duke rrezikuar rënien në Ligën e Parë të Anglisë./IndeksOnline/